Rreth

Kompanisë

El-Power është krijuar në vitin 2011 si iniciativë private nën drejtimin e Z. Elton Mataj, me qëllimin e vetëm, përmirësimin e eksperiencës së klientëve. Puna e parë e realizuar nën logon e El-Power është ndërtimi i projektit N/st110/6.3kV HC Sllabinj, në rrethin e Pogradecit.Realizimi me sukses i këtij projekti, i hapi rrugën kompanisë së re të sapo krijuar, për projekte të tjera dhe për sfida të reja. Sot, El-Power është liçensuar dhe ushtron aktivitetin e saj në fushate studimit, projektimit, supervizimit dhe ndërtimit të linjave elektrike të TN, TM, TU mbitokësore (ajrore) dhe nëntokësore (kabllore) për energji elektrike dhe telekomunikacioni, nënstacione elektrike TN/TM dhe të tensionit të mesëm TM/TU (kabina elektrike), centrale dhe hidrocentrale, rrjete inxhinierike, objekte civile dhe industriale.Realizimin e impianteve të telekomunikacionit. Mirëmbajtje, remont profilakik të mesëm e kapital, të transformatorëve elektrik të çdo lloji,të makinave elektrike si dhe pajisjeve elektrike, Import – Eksport të materialeve elektrike,telekomunikacionit, sistemeve të alarmit, të sigurisë dhe kundra zjarrit, mjeteve kryesore dhe ndihmëse të prodhimit, tregtimin e mallrave të gatshëm etj.

Cilësia e punës

El-Power është përqendruar në rritjen e cilësisë së punës, fokusit ndaj klientit, lidershipit, përfshirjes së ekspertëve dhe stafit në arritjen e objektivave, përmirësimeve të vazhdueshme të çdo pune pasardhëse, marrjes së vendimeve bazuar mbi faktet dhe përfitimet e përbashkëta.
EN ISO 9001 : 2008

Mbrojtja e mjedisit

El-Power është e përkushtuar që të gjitha veprimet e saj të biznesit, ti kryejë duke u kujdesur për mjedisin ku vepron. Kjo mënyrë alternative veprimi, do t’ju trashëgojë brezave të ardhshëm një kulturë të re pune në mbrojtje të planetit dhe në kërkim të burimeve alternative të energjisë.
EN ISO 14001 : 2004.

Sigurimi teknik

Kompania El-Power, në respekt me kushtet e punës është përgjegjëse për çdo punonjës tësaj në kantierët ku punon. Kantieret e El-Power, janë të pajisur me të gjithë sinjalistikën përkatës edhe ndriçim për natën.
OHSAS 18001 : 2007.

Menaxhimi i riskut

Sigurimi teknik, cilësia e punës dhe mbrojtja ndaj mjedisit, i kanë shtuar El -Power edhe një standard te ri në menaxhimin e integruar të sistemeve, menaxhimin e riskut, këshillimin dhe trajtimin e grupeve të ndryshme të interesave etj.
PAS 99 : 2012.

Rreth

Misionit Tone

Filozofia e punës tonë është plotësimi i nevojave të konsumatorëve me: Shpejtësi, Efikasitet,Cilësi dhe Çmim konkurrues. Këto elementë konkurrues, janë forca dhe qëllimi i vetëm që shtyn përpara “El-Power”. El- Power ka eksperiencën e duhur dhe është e angazhuar për dhënien e zgjidhjeve sa më optimale, bazuar gjithmonë në nevojat dhe kërkesat e klientëve të saj, duke vlerësuar kujdesshëm raportin“Cilësi-Çmim”.

14
SPECIALISTE TE KUALIFIKUAR
11
PROJEKTE TE SUKSESSHME PLANIFIKIMI
11
PROJEKTE TE SUKSESSHME NDERTIMI
5
VITE PUNE TE SUKSESSHME

Rreth

Vizionit Tone

Shumë shpejt El-Power do të bëhet kompania e risisë në treg dhe do të ndihmojë kompanitë e reja dhe vendin në zhvillimin e një tregu më të mirë e më të sigurte. Hapi i radhës së kompanisë sonë, është zhvillimi i qëndrueshëm dhe energjia e rinovueshme e cila prodhohet pa ndotur ambientin e brezave të ardhshëm dhe pa shteruar burimet e tyre.

Copyright © 2020 EL-POWER — All rights reserved.